Presidenti i Interit: Të kualifikohemi në Champions

Sporti

Presidenti i Interit: Të kualifikohemi në Champions

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 17:37

Në dy javët e para në Serie A tri skuadra po bëjnë mrekullinë, si: Chievo që kryeson me 6 pikë, e ndjekur nga Torino dhe Sassuolo me nga 6 pikë, por aq pikë ka edhe Interi që pozicionohet i katërti, i përcjellur nga Palermo me 6 pikë. Këto janë pesë skuadra me nga dy fitore apo me pikë maksimale, por përveç Interit, katër të tjerat janë edhe si befasi, sepse askush nuk ka pritur se do të fitojnë pikë maksimale. Skuadra e Interit ka synime që të sigurojë biletën për garat e ardhshme të Champions League, ngase për këtë edicion ka mbetur jashtë evropianit.

Erick Thohir, presidenti i Interit, ka dalë hapur duke vendosur si objektiv titullin kampion. Zikaltërit zhvilluan një afat kalimtar shumë cilësorë duke afruar në skuadër futbollistë të rëndësishëm. “Objektivat për sezonin e ri janë të qartë. Duam të rikthehemi në Champions League, pasi ky edicion është në ADN-në e Interit, por ia kam bërë ditur edhe Mancinit që nuk duhet të mjaftohemi me kaq. Ne jemi Interi dhe gjithmonë duhet të synojmë maksimumin, kështu që përse të mos tentojmë fitimin e titullit në Serie A. Nuk do të jetë e thjeshtë. Juventusi prej disa vitesh po dominon futbollin italian por ne do të bëjmë gjithçka për të mposhtur bardhezinjtë”, tha Thohir.

Interi ka dy fitore, ku si vendas mposhti me rezultat 1:0 Atalantën, pastaj si mysafir me 2:1 Carpin. Zikaltërit gjatë verës afruan në ekip lojtarë me emër si Kondogbia, Jovetiç, Perishiç, Ljajiç dhe Miranda vetëm e vetëm për të rivalizuar bardhezinjtë. Gjithsesi sipas Thohir-it që Interi të rikthehet në nivelet më të larta duhet të ketë edhe mbështetjen e madhe të tifozëve.

“Kjo është skuadra që donim të ndërtonim. Bashkë me Massimo Morattin jemi munduar të bëjmë zgjedhjet më të mira të mundshme për Interin. Shpresojmë të rikthehemi kompetitivë në Serie A dhe të kualifikohemi në Champions. Gjithsesi kemi nevojë edhe për mbështetjen e pakushtëzuar të tifozëve tanë të cilët janë thjeshtë të mrekullueshëm”, tha presidenti i Interit.

Skuadra zikaltër me 13 shtator do të takohet me rivalin e madh të të njëjtit, qytet Milani. Në anën tjetër, në dy javët e para po çuditë kampioni në fuqi, Juventusi, që ka pësuar dy humbje, si vendas me 1:0 nga Udinese dhe në udhëtim me 2:1 nga Roma. Juve tani është në vend të 17-të me 0 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat