Dyndje turqish për sfidën Skënderbeu-Besiktas

Sporti

Dyndje turqish për sfidën Skënderbeu-Besiktas

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 16:31

Pritet dyndje të tifozëve të Besiktas në "Elbasan Arena". Interesi është aq i madh për të parë Skënderbeun, sa vetëm dje drejtuesit e klubit nga Stambolli kanë dërguar një kërkesë zyrtare te klubi korçar.

Janë rreth 1 mijë biznesmenë dhe personalitete të shumta që nuk duan ta humbasin sfidën që luhet pas dy javësh, shkruan Panorama-Sport.

Sa i përket rregullores, Besiktasit i takojnë 650 vende në pjesën e tifozëve dhe 100 vende në tribunën VIP. Pra, në total, Skënderbeu mund të mos pranojë më shumë se 750 tifozë nga Turqia, por që gjithsesi kjo mbetet për t’u parë.

I rëndësishëm është fakti që turqit kanë filluar ta ndiejnë këtë ndeshje të parë dhe sfida e 17 shtatorit sapo ka filluar të ndizet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat