Kuka: Me Majlindën të arrijmë cakun!

Sporti

Kuka: Me Majlindën të arrijmë cakun!

Nga: Kemajl Goca Më: 4 shtator 2015 Në ora: 16:02

Majlinda Kelmendi (52 kg), kampionia e dyfishtë e botës në xhudo, pas një kohe të gjatë (nesër) do t’i rikthehet garave në EJU Cup që zhvillohet në Bratisllavë të Sllovakisë. “Majlinda nesër starton me gara. Forma e saj do të ngritët garë pas gare, planifikojmë të arrijmë cakun e vetëm që se kemi arritur. Prej 2009 xhudo për vetëm 6 vite i ka krejt medaljet e mundshme në Kampionate Evropiane e Botërore dhe edhe në Lojërat Olimpike Evropiane. Sa i përket Majlindës po e them një detal,mua me intereson të arrijmë te caku, garat tjera janë për të parë ku jemi”, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës. Në Bratisllavë garojnë edhe Fjolla Kelmendi (48 kg), Leutrime Krasniqi (57 kg), Flaka Loxha (57 kg) dhe Akil Gjakova (73 kg).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat