Super oferta për Mullerin

Sporti

Super oferta për Mullerin

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 15:37

Thomas Muller është një futbollist i rëndësishëm për kampionin gjerman, Bayernin nga Munihu dhe nuk e lënë aq lehtë edhe t’iu del nga grushti. Shefi ekzekutiv i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, ka zbuluar se një klub i madh europian kishte ofruar një shumë të 'çmendur' parash për sulmuesin Muller. Mirëpo, emrin e klubit nuk e ka bërë të ditur duke thënë: ''Kemi pasur një ofertë të pabesueshme për Muller dhe nëse unë do të isha menaxher i bankës në këtë rast, atëherë unë do ta pranoja këtë ofertë me gjithë dëshirë. Por, ne si klub futbolli e kemi derën e mbyllur për këtë lojtar si dhe kjo derë vazhdon të jetë ende e mbyllur. Iu premtoj gjithëve për këtë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat