Çfarë ndodhi në Shoqatën e Gazetarëve Sportiv të Kosovës?

Sporti

Çfarë ndodhi në Shoqatën e Gazetarëve Sportiv të Kosovës?

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 15:22

Shoqata e Gazetarëve Sportiv të Kosovës, mbajti kuvendin e rregullt në të cilin u prezantuan punët e tre mujorit të parë që prej emërimit të bordit të ri, por edhe u votuan disa ndryshime në statut.

Në fjalimin e tij kryetari i këtij bordi të emëruar me 15 maj të këtij viti Arlind Grantolli, shpalosi para kuvendarëve punët e bërë në këtë periudhë por edhe sfidat të cilat e presin bordin deri në momentin e pranimit në AIPSA.

Regjistrimi i gazetarëve, përgatitja për pajisje me kartela identifikimi, hapja e wwb-faqes dhe e-mailit zyrtar, gjetja e zyres, përgatitja e një doracaku për gazetarinë sportive të vendit, përgatitja për rikthimin e turneut memorial Burim Hatipi si dhe Ceremonisë për gazetarin e vitit Ali Shala, mirënjohja e veçantë për gazetarët qe kanë kontribuar për më shumë se 30 vjet në këtë zeje, u përmendën si pikat e suksesshme në punën e bërë gjatë tre mujorit të parë, pa anashkaluar edhe takimet dhe mbështetjen e fuqishme që ky bord e ka marrë gjatë takimeve të cilat i ka realizuar me MKRSK-në, DSK-në, KOK-un dhe Federatat Sportive.

Njëra nga sfidat më të mëdha të këtij bordi, mbetët fuqizimi i Shoqatës, ngritja e nivelit, mbrojtja e gazetarëve por edhe kthimi i besimit në shoqatë, gjë e cila tash e sa vite e mundon jo vetëm këtë bord, por edhe ato të shkuarat.

Pika kulminante e këtij bordi u tha që është vendosja e komunikimit zyrtar me AIPSA-n, me çka deri më tani nuk e kishte arritur asnjë bord.

Madje falë këtij komunikimi kryetari i AIPSA-s, Giani Merlo ka ftuar zyrtarisht në takim bordin e SHGSK-së, me 21 deri me 23 shtator të këtij viti, për të diskutuar për rrugën sa më të shepjtë drejt pranimit në Shoqatën Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportiv, ku synohet që në fund të vitit të mbyllet edhe ky kapitull.

Për ta përshpejtuar rrugën dhe për të qenë të gatshëm për AIPSA, bordi e vendosi në votim, harmonizimin e statuti aktual si dhe largimin e fjalisë “Profesionist” nga emërimi i saj zyrtar.

Kërkesa e bordit u votua pa asnjë votë kundër dhe abstenim derisa kuvendarët u pajtuan që bordi aktual ti merr të drejtat ekzekutive për emërimin e titullarëve të rinj të kësaj organizate.

Krejt në fund u tha se me 4 dhjetor kur do të mbahet edhe turneu Burim Hatipi por edhe ceremonia Ali Shala, për gazetarin e vitit, shoqatën pritet ta vizitoj Bordi i AIPSA-s, kur edhe pritet pranimi i SHGSK-së në AIPSA.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat