Ja plani i tifozëve Kuq e Zi

Sporti

Ja plani i tifozëve Kuq e Zi

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 14:52

Tifozët Kuq e Zi nëpërmjet një postimi në Facebook kanë lajmëruar të gjithë anëtarët e saj, nga mbarë vendet Europiane, se ku duhet të mblidhe para ndeshjes Danimarkë–Shqipëri.
Ja njoftimi plotë të Tifozëve Kuq e Zi:

Të dashur bashkatdhetar dhe anëtar të TKZ-se,

Ju njoftojmë që sot (4 shtator) që nga ora 15:00 do të mblidhemi në adresën:

Norrebrohallen

Norrebrogade 208

2200 Kobenhavn N

Do të ketë hapësira brenda dhe jashtë lokalit. Këtu fillojmë ndezjen e gjithë qytetit dhe pastaj së bashku do të marshojmë drejt stadiumit.

Natyrisht do të keni mundësi edhe të bleni produkte të ndryshme të TKZ-së si anëtarë tanë, e pse jo edhe të anëtarësoheni nëqoftes rastësisht nuk jeni akoma anëtar. Pasi që t'i marrim pikë danezëve, na pret një festë pas ndeshjes në po të njëjtin vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat