Federer me lehtësi kaloi belgun

Sporti

Federer me lehtësi kaloi belgun

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 14:33

Tenisti zviceran, Roger Federer, me reketin e tij shpalosi mjeshtrit dhe pa mund të madh është kualifikuar në të 16-ën e finales së turneut US Open në tenis. Federer shënoi fitore me rezultat bindës 3:0 (në sete 6:1, 6:2, 6:1) kundër belgut Steve Darcis. Në të tri setet Federer ishte në nivelin më të lartë dhe nuk lejojë për asnjë çast kundërshtari që të bëjë diçka më tepër. Në rrethin tjetër zvicerani do të ballafaqohet me gjermanin Philipp Kohlschreiber, i 29-ti në klasifikimin e ATP-së. Federer po kalon një formë shumë të mirë dhe do të synojë ta fitojë këtë turneu prestigjioz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat