Çfarë shkruajnë mediet daneze për Shqipërinë?

Sporti

Çfarë shkruajnë mediet daneze për Shqipërinë?

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 13:49

Media daneze i ka kushtuar shumë vëmendje kombëtares shqiptare në prag të ndeshjes së sotme. Analisti i futbollit Morten Top ka bërë një analizë për kombëtaren tonë në gazetën “Dr.dk”.

Shkrimi që nis me titullin “Rojet zvicerane, brezi i artë i kombëtares shqiptare”, ka në brendësi edhe mendimet të komentatorit Morten Bruun, i cili vë në dukje se Shqipëria luan ndryshe nga të gjitha skuadrat e Ballkanit, kanë organizim dhe teknikë ndryshe, duke nënvizuar se Shqipëria ka ekipin më të mirë të historisë. Roli i lojtarëve shqiptarë që kanë lindur në Zvicër.

Në shkrimin e tij analisti i njohur danez thekson që në fillim se Danimarka do të ndeshet me Shqipërinë në momentin më të keq të mundshëm. “Kurrë më parë Shqipëra nuk ka pasur një skuadër kaq të fortë, dhe pas fitores në tavolinë me Serbinë tani është pretendente serioze për tu kualifikuar në Europian”, shkruan Top.

“Kur Morten Olsen thotë që është një ndeshje e fortë përballë një skuadre të mirë, në të vërtetë ka të drejtë, edhe pse ai thotë gjithnjë që nuk ka problem me kë do të ndeshemmi, këtë herë ka frikë. Shqipëria ëshë shumë larg nga Qipro, Malta dhe Armenia. Shqipëria ka skuadrën më të mirë të historisë së saj thotë Morten Bruun, komentator futbolli për “Kanal 5””, shkruhet në analizën e gazetës daneze.

“Në përgjithësi, dimë që vendet e Ballkanit kanë një dobësi për të luftuar ashpër. Por skuadra shqiptare ofron më shumë se nerva dhe shqelma. –Nuk besoj se do të luajnë ashpër. Ata i dinë të gjitha truket, siç i përdori edhe skuadra jonë FC Midtjylland kundër Southampton, kështu që nuk janë budallenj. Ata nuk luajnë ashpër, rrallë lojtarët e tyre dalin me karton të kuq, thotë Morten Bruun.

-Unë do t’a quaja një skuadër të specializuar teknike, por edhe si një skuadër që kujdeset për vetveten, ata kanë pësuar shumë pak gola, shton më tej Morten Bruun.
Është pikërisht disiplina dhe organizimi i fortë shenja përfaqësuese e Shqipërisë 2015. Në të gjitha kualifikimet për Europianët vetëm Rumania ka pësuar më pak gola se portieri shqiptar Etrit Berisha”, theksohet më tej në artikull.
Rojet zicerane në Shqipëri
“Shqipëria për herë të parë ndjen aromën e një kualifikimi. Vendi i vogël i Ballkanit është bërë i pasur në futboll. Lojtarët që vijnë nga shtetet e tjera më rrënjë shqiptare, preferojnë të luajnë për atdheun e tyre.
Është Zvicra furnizuesja më e madhe e kombëtares shqiptare. Plot gjashtë lojtarë aktualë të kombëtares shqiptare kanë lindur në Zvicër.

-Kur një lojtar debuton për kombëtaren shqiptare, mund të jetë më shumë mundësi dikush që ka luajtur prej disa sezonesh me një nga skuadrat e mëdha svicerane, – thotë Bruun.

Pikërisht gjenerata e re zvicerano-shqiptare mund të ketë kontribuar për ta zhvilluar një skuadër ballkanike në një skuadër shumë të organizuar. Sepse lojtarët e tyre janë formuar në një mënyrë tjetër.
Shqipërinë do ta quaja shkollën ballkanike të teknikës, pasi skuadrat e tjera ballkanike luajnë shumë ashpër dhe në mënyrë të padisiplinuar.

Një trajner organizativ
Që nga viti 2011 kur Gianni De Biasi mori drejtimin e Shqipërisë, kombëtarja shqiptare ka kaluar një periudhë të artë. Skuadra e De Biasit 46,67 për ëind të 30 ndeshjeve që ai ka drejtuar.
Ndërkohë që De Biasin e duan shumë në Shqipëri, aq sa i dhanë edhe pasaportën shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat