FHK ndihmon klubet

Sporti

FHK ndihmon klubet

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 13:13

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës në mbledhjen e vetë të 20-të të mbajtur dje nën drejtimin e presidentit Eugen Saraçini shqyrtojë shumë çështje të lidhura ngushtë me fillimin e edicionit 2015/16, që fillon me 12/13 shtator 2015 fillimisht me ndeshjet e Superligës së meshkujve që pastaj një javë më pas te fillon edhe Superliga në konkurrencën e femrave.
Pasi u shqyrtua projekt propozimi i Propozicioneve te garave për edicionin 2015/16 të përgatitur nga Komisari i garave Nexhat Sharani, si dhe plotësimet dhe sugjerimet nga klubet si KH BESA Famiglia, KH Zhegra dhe KH Vushtrria, Bordi aprovoi Propozicionet e garave për edicionin 2015/16, ne të peshë të veçantë ka se klubet ne edicionin 2015/16 kotizimin për pjesëmarrje në gara do ta kenë si vijon:
- 1500 euro Superliga e meshkujve, nga te cilat FHK-ja mbulon 500 euro, kurse klubet do te paguajnë 1000 euro ne dy këste vjeshtë dhe pranverë nga 500 euro.
- 900 Superliga e femrave, nga te cilat FHK-ja mbulon 400 euro, kurse klubet do te paguajnë 500 euro ne dy kiste, vjeshtë dhe pranverë nga 250 euro.
- 400 euro Liga e parë e meshkujve, nga te cilat FHK-ja mbulon 150 euro, kurse klubet do te paguajnë 250 euro ne dy kiste, vjeshtë dhe pranverë nga 125 euro.
- 200 euro Liga e parë e femrave, nga te cilat FHK-ja mbulon 100 euro, kurse klubet do te paguajnë 100 euro ne dy kiste, vjeshtë dhe pranverë nga 50 euro.

Bordi ne mbledhje mori vendim qe në këtë edicion klubet te lirohen nga pagesa e personave zyrtarë (gjyqtarëve, kontrolluesve dhe vëzhguesve) nga taksat dhe mëditjet e klubeve të të gjitha ligave, kurse klubeve ju mbetet pagesa vetëm e shpenzimeve të rrugës. Deri te ky vendim erdhi me qëllim të ndihmës dhe mbështetjes për zhvillimin e garave duke pasur parasysh kushtet e rënda ne te cilat po veprojnë klubet e hendbollit, me shpresë se klubet do te mobilizohen dhe ngrisin cilësinë, thuhet mes të tjera nga FHK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat