Mustafa në turneun në Çeki

Sporti

Mustafa në turneun në Çeki

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 13:08

Nesër dhe pasnesër zhvillohet turneu ndërkombëtar i Minigolfit ‘Czech Masters 2015’, i cili mbahet në Kladno - Horni Bezdekov të Çekisë. Ky turne zhvillohet në një fushë shumë të vështirë të ndërtuar në stilin amerikan e cila është Par 36. Kosovën do ta përfaqësojë juniori Vullnet Mustafa. “Së bashku me Vullnetin kam udhëtuar edhe unë në cilësinë e trajnerit. Ky është aktiviteti i parë i Federatës së Minigolfit të Kosovës për vitin 2015. Gjithashtu ky udhëtim na ka shërbyer për të biseduar nga afër, dhe për tu koordinuar me Federatën Çeke të Minigolfit dhe ardhjen e tyre në Kosovë vitin e ardhshëm në Kampionatin ''World Adventure Golf Masters 2016'' i cili do të mbahet në Kosovë”, tha Lavdim Zylfiu, kryetar i Federatës së Minigolfit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat