Përbërjet e mundshme Danimarkë-Shqipëri

Sporti

Përbërjet e mundshme Danimarkë-Shqipëri

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 12:30

Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen e kthimit sonte në 20:45 ndaj danezëve të Olsen në Kopenhagën. Kuqezinjtë e De Biazit luajnë për një rezultat pozitiv, ndërkohë që 4-shtatori është një datë historike që i motivon për fitore.
Katër shtator 2004, plot 11 vite pas kur kuqezinjtë mposhtin Greqinë kampione Europe. Atë ditë, më mirë se kushdo, e mban mend Ardian Aliaj. Ish-mbrojtësi vlonjat i Kombëtares shënoi një supergol në fitoren 2:1 në “Qemal Stafa”, duke bërë që të shpërthente në festë një komb i tërë. Si për koincidencë, sot më 4 shtator 2015, Shqipëria luan një ndeshje të madhe, rezultati i së cilës ndikon jo pak për ëndrrën “kualifikim”.
Danimarkë – Shqipëri
Formacioni i mundshëm
Danimarka: Shmajkwll, Jakobson, Ager, Kjaer, Delanei, Emili, Kvist, Poulsen, Krohndehli, Braithuaite, Bendtner.
Shqipëria:
Berisha, Xhimshiti, Ajeti, Cana, Agolli, Kukeli, Abrashi, Gashi, Lenjani, Cikalleshi.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat