Futbolli do ketë edhe kartonin e gjelbër

Sporti

Futbolli do ketë edhe kartonin e gjelbër

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 11:29

Pas kartonit të kuq dhe të verdhë, futbolli italian në ligën e dytë do ketë një risi: aplikimin e kartonit të gjelbër.

Një zëdhënës i ligës së dytë për mediat u shpreh – “ne nuk dëshirojmë vetëm të dënojmë kur sportistët e meritojnë, por edhe ti shpërblejmë për të kundërtën”.

Akoma nuk është vendosur kur do jepet karta e gjelbër, por pretendohet në raste kur ndihmon lojtarin kundërshtar të ngrihet, si dhe kur do korrigjojë referin, përkundër gabimit të vetë.

Karta e gjelbër do zbatohet nga 4/5 shtatori ose nga fillimi i tetorit./ Bota Sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat