‘Zizi’: Do fitore kundër Danimarkës

Sporti

‘Zizi’: Do fitore kundër Danimarkës

Nga: Kemajl Goca Më: 4 shtator 2015 Në ora: 10:35

Legjenda e boksit, Aziz Salihu, ndryshe fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, sonte do të jetë në mbështetje të fuqishme të Shqipërisë. Ai do fitore kundër Danimarkës, në sfidën që luhet në orën 20.45 në Kopenhagë, ndeshje e xhiros së shtatë e grupit I të eliminatorëve për Euro 2016 në futboll. “Forca Shqipëria, shpresojmë për fitore kundër Danimarkës”, shkruan Aziz salihu në facebookun e tij, njëherësh kryetar i klubit të boksit Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat