Shqipëria e mobilizuar, kërkon pikë përballë danezëve

Sporti

Shqipëria e mobilizuar, kërkon pikë përballë danezëve

Nga: Kemajl Goca Më: 4 shtator 2015 Në ora: 10:30

Shqipëria është e mobilizuar deri në pikën e fundit dhe sonte (në orën 20.45) kërkon pikë në stadiumin “Telia Parken” në Kopenhagë, ku ballafaqohen me Danimarkën, në ndeshjen e vlefshme të grupit I të eliminatorëve për Euro 2016. Interesim i jashtëzakonshëm për këtë super sfidë dhe shumë e rëndësishme qoftë për njërën kombëtare qoftë për palën tjetër. Futbollistët kuqezinj synojnë të kthehen të pamposhtur dhe të vazhdojnë ecurinë fantastike deri më tash të rezultateve, në katër takime tri fitore e një barazim me një goldallim 7:2.

Shqipëria deri më tash ka mposhtur si mysafir 1:0 Portugalinë, pastaj si vendas barazoi 1:1 me Danimarkën, për ta mundur Serbinë me rezultat zyrtar 3:0, pra me vendim të CAS-it dhe pastaj e gjunjëzoi me 2:1 Armeninë. Kombëtarja kuqezi po shkëlqen dhe nuk mbahet mend që ka pasur super rezultate e super lojë si deri më tash dhe me gjasa të mëdha që ta sigurojë drejtpërdrejtë kualifikimin për në Francë. Shqiptarët kudo që janë e jetojnë me padurim presin që djelmoshat tanë të zbarkojnë në fushë dhe në kërkim të fitores

së radhës. Danimarka është një kombëtare jashtëzakonisht e fortë dhe e papërshtatshme që drejtohet nga përzgjedhësi Morten Olsen, por të cili i ka hyrë ‘frika’ në palcë, pasi fortë mirë e dinë se do të kanë zor me Shqipërinë që ka një ekip shumë të fortë. Mijëra shqiptarë pritet të janë në stadiumin në ”Telia Parken” me flamuj kuqezinj e me brohoritje që t’i japin zemër kryetrimave tanë për të vazhduar serinë e rezultateve të shkëlqyeshme.

Gjithçka është e gatshme për këtë derbi mes këtyre kombëtareve që ndajnë vendin e dytë e të tretë me nga 10 pikë dhe Portugalia që kryeson me 12 pikë në grupin! Shqipëria pas kësaj ndeshje, të hënën e ardhshme (me 7 shtator) do të takohet në “Arena Elbasan” me Portugalinë e Cristiano Ronaldos. Përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni de Biasi, synon rezultat të favorshëm kundër danezëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat