Forca djema! Përsëriteni 4 shtatorin (Video)

Sporti

Forca djema! Përsëriteni 4 shtatorin (Video)

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 10:05

Sot Kombëtarja shqiptare e futbollit luan një ndeshje shumë të rëndësishme dhe të vështirë në Kopenhagen përballë Danimarkës. Një barazim ose një fitore do ta afronte akoma më shumë ekipin e De Biasit me Euro 2016.
Por 4 shtatori është një ditë me fat për kuqezinjtë. 11 vjet më parë, në po të njëjtën datë Shqipëria mundte kampionen e Europës, Greqinë, 2-1 në "Qemal Stafa". Një ndeshje historike që e kthehu Tiranën në arenë festimesh të mëdha, raporton Portali Albeu.

Prandaj edhe sot tifozët kuqezinj presin një rezultat të mirë nga Kombëtarja edhe pse duhet pranuar që Danimarka është një kundërshtar shumë i fortë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat