Lorik Cana nga Danimarka: Do të realizojmë ëndrrën e shqiptarëve

Sporti

Lorik Cana nga Danimarka: Do të realizojmë ëndrrën e shqiptarëve

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 00:01

Lorik Cana në konferencën për media para sfidës kundër Danimarkës, ka thënë se Kombëtarja shqiptare do të ishte e lumtur edhe me një pikë ndaj Danimarkës.

Kapiteni i Kombëtares kuqezi, Lorik Cana, pret një sfidë të vështirë ndaj Danimarkës. Ai ka thënë se do të ishin të lumtur edhe me një barazim ndaj tyre.

“Mendoj se do të japim më të mirën në këtë ndeshje të rëndësishme. Kemi mungesa por nuk do të dorëzohemi. Kemi shumë lojtarë të rinj në këto eliminatore, por deri tani po realizojmë ëndrrën e shqiptarëve, që është kualifikimi në Evropian", ka thënë Cana.

"Jemi në gjysmë të rrugës, por kjo ndeshje është vendimtare për të dyja skuadrat. Do të ishim të lumtur edhe me një barazim ndaj tyre”, ka shtuar më tej kapiteni i Kombëtares kuqezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat