Hernanes: Nuk e prisja që Interi të më shiste

Sporti

Hernanes: Nuk e prisja që Interi të më shiste

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 23:10

Anderson Hernanes, isht-lojtari i Interit, tani i Juventusit, tha se nuk e priste largimin nga Interit.

Për brazilianin largimi nga Milano ishte i papritshëm, por kalimi te Zonja e Vjetër ishte edhe më befasues.

"Në futboll këto gjëra mund të ndodhin dhe kështu më ndodhi dhe mua. Futbolli është një sport dinamik, e them këtë pasi gjërat mund të ndryshojnë brenda pak minutash”.

“Unë isha i lumtur te Interi dhe nuk e prita largimin, por vetëm pas disa orësh unë u gjenda para një sfide të re. Te Juvnetusi kam ardhur për të fituar dhe jam i lumtur, por edhe shumë i habitur", ka thënë braziliani për TuttoSport.

Heranes kaloi te Bianconerët pasi kampionët italianë dështuan të transferojnë dyshen, Draxler dhe Gotze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat