Melo: Më kishte kërkuar edhe Mourinho

Sporti

Melo: Më kishte kërkuar edhe Mourinho

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 21:10

Sot(e enjte) edhe zyrtarisht është prezantuar, Felipe Melo, si lojtar i Interit së bashku me Alex Telles, që të dy ish-lojtar të Galatasaray.

Mesfushori brazilian gjatë prezantimit për media tha se ai ka qenë i kërkuar nga Interi në kohën sa ishte trajner, Jose Mourinho.

"Kur isha te Fiorentina, Mourinho më dëshironte fort. Ne kemi pasur edhe një para-kontratë, por marrëveshja nuk u finalizua kurrë dhe nuk e di pse”.

“Tani unë jam këtu dhe vetëm kjo është e rëndësishme, pasi mua nuk më intereson e kaluara, por e ardhmja’, ka thënë Melo gjatë konferencës për shtyp.

Përveç, Fiorentinës braziliani 32-vjeçari ishte edhe pjesë e Juventusit në Serie A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat