Të pamposhturit ndeshen në Skenderaj

Sporti

Të pamposhturit ndeshen në Skenderaj

Nga: Kemajl Goca Më: 3 shtator 2015 Në ora: 19:38

Pas dy jave Drenica nga Skenderaj do të luajë para shikuesve të vet, ku e pret Gjilanin mjaft të papërshtatshëm. Skuadra nga Skenderaj ka një fitore (2:1 ndaj Hajvalisë) e një barazim (1:1 me Lirinë), që të dyja si mysafir, po ashtu edhe Gjilani që po shkëlqen me dy fitore, të parën si mysafir i Dritës me rezultat 3:0 dhe pastaj si vendas mundi Lirinë me 3:1. Gjilani klasifikohet në vend të parë me 6 pikë sa ka edhe Trepça ’89 e dyta dhe Drenica renditet e katërta me 4 pikë të mbledhura. Dy skuadra të pamposhtura deri më tash, nesër në orën 17.00 takohen në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj dhe njëra - tjetrës synojnë që t’i shkaktojnë humbjen e parë. Taulant Dajaku, futbollist më përvojë i Drenicës, tsh se do të jetë një sfidë e vështirë, por shpreson në fitore.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat