Kastrioti befason

Sporti

Kastrioti befason

Nga: Kemajl Goca Më: 3 shtator 2015 Në ora: 18:49

Vështirë e kishin derisa e themeluan klubin e notit, ndërsa tani është rritur oreksi për të shënuar rezultate të lakmueshme në garat e ndryshme të Kosovës. Ka më shumë se dy muaj kur është themeluar klubi i notit Kastrioti nga Ferizaj, por që brenda kësaj periudhe mblodhi pas vete një “armatë” të rinj e të reja dhe fituan medaljet e para në nivel të Kosovës. Bashkim Haxhimusa, është kryetrajner, ndërsa trajnerë janë Kujtim Ilazi, Adem Gashi dhe Dardanë Haxhimusa.

Bashkim Haxhimusa është i inspiruar nga talenti i disa garues të tij. “Klubi është formuar me 10 qershor të këtij viti. Kemi rreth dy muaj stërvitje, 5 ditë në javë nga e hëna deri te e premtja, kurse të shtunën dhe të dielën stërvitje rekreative me ekipin e parë, ndërsa me fillestar kemi 5 herë në javë me gjitha grupmoshat, por kuptohet në termine kohore te ndryshme”, tha Haxhimusa për gazetën kombëtare “Bota sot”.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat