Bayern Munchen dhuron 1 milion euro për refugjatët

Sporti

Bayern Munchen dhuron 1 milion euro për refugjatët

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 17:52

Ekipi më i famshëm gjerman, fitues i disahershëm i Champion Leage Bayern Munchen, do ju dhurojë 1 milion euro refugjatëve. “Ekipa jonë e sheh të përgjegjshme për tu dalë në ndihmë fëmijëve, grave dhe burrave, që sadopak t’ua lehtësojmë dhimbjen në Gjermani,”, tha mes tjerash shefi Karl Heinz Rummenigge.

Përveç ndihmave në të holla, Bayern Munchen, dëshiron të ndërtojë një “Kamp Trajnimi” për refugjatët, ku përveç futbollit ata do mund të ushqehen dhe të mësojnë gjermanishten.

Në ndeshjen e 12 Shtatorit, Munchen –Ausburg, lojtarët e David Alaba dhe Co. do kenë në krah një fëmijë gjerman dhe një refugjat./Fitim Dika, Bota Sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat