Shkëlqyen motrat Williams

Sporti

Shkëlqyen motrat Williams

Nga: K.G. Më: 3 shtator 2015 Në ora: 13:44

Tenistja amerikane, Venus Williams, ka qenë më e mirë se bashkëkombësja e saj, Irina Falconi dhe fitoi me rezultat 2:1 (në sete 6:3, 6:7, 6:2). Willimas mbizotëroi në setin e parë dhe të tretë, por jo edhe në të dytin ku Falconi u tregua e fortë dhe ngadhënjeu në tai-brek me 7:6. Williams u kualifikuan në të 16-ën e finales së turneut US Open, ku për rivale ka Belinda Bençiç nga Zvicra. Motra e Venusit, Serena ishte më e mirë se holandezja Kiki Bertens dhe triumfoi me rezultat 2:0 (7:6, 6:3). Holandezja me gjithë humbjen befasoi me paraqitje, ngase e sfidoi dukshëm Serenën. Serena nuk lejoi ndonjë befasi dhe tani ndeshet me amerikanen Bethanie Mattek-Sands.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat