Futboll në plazh, Franca thyen Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare

Sporti

Futboll në plazh, Franca thyen Shqipërinë në Lojërat Mesdhetare

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 11:14

Përfaqësuesja Shqiptare e futbollit në plazh e ka nisur me humbje aventurën në Lojërat Mesdhetare, “Pescara 2015″. Në sfidën e parë të Grupit C, kuqezinjtë u mposhtën nga Franca me rezultatin 6-2. Një ndeshje pa shumë histori, ku francezët kryesonin 5-0 me dygolëshin e Marques dhe rrjetat e Basquaise, Fischer e Lauthe. Përfaqësuesja Shqiptare shkurtoi diferencën me Gockaj dhe Mehja në pjesën e fundit të lojës, por Barbotti shënoi golin e gjashtë për francezët. Në ndeshjen tjetër të grupit, Libani fitoi 3-1 ndaj Greqisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat