Mano Menezes, trajneri ri i Cruzeiros

Sporti

Mano Menezes, trajneri ri i Cruzeiros

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 11:12

Ish-trajneri i Brazilit, Mano Menezes merr zyrtarisht drejtimin e Cruzeiros. 53-vjeçari merr një detyrë të vështirë atë të mbrojtjes së titullit me ekipin që e ka fituar në dy vitet e fundit por aktualisht skuadra renditet në vendin e 4 nga fundi. Menezes zëvendëson në detyrë të shkarkuarin Vanderlei Luxemburgo ndërsa firmosi kontratë 2-vjeçare me kampionët në fuqi. Menezes u shpreh tepër i lumtur për aventurën e re me një klub të madh si Cruzeiro dhe se mezi pret të nisë punën me skuadrën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat