Shqipëria humb tri pozita në FIFA

Sporti

Shqipëria humb tri pozita në FIFA

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 10:40

Kombëtarja e Shqipërisë ka humbur tri pozicione në rënditjen e përgjithshme të FIFA-s për muajin gusht. Djemtë e De Biasit edhe pse nuk kanë zhvilluar asnjë takim në këtë muaj, përsëri kanë humbur pikë dhe tashmë e shohin veten poshtë Francës dhe Danimarkës.
Kuqezinjtë shijuan suksesin më të madh në këtë ranglistë muajin e kaluar duke u pozicionuar në vendin e 22-të para Francës, mirëpo në listën e re ata renditën në vendin e 25-të me 878 pikë. Shqipëria mund të përmirësojë këtë rënie nëse tregon sukses në përballjet me Danimarkën që zhvillohet nesër dhe asaj kundër Portugalisë në datën 7.
Në pesë vendet e para nuk ka ndryshime. E para është Argjentina ndërsa pas saj renditen Belgjika, Gjermania, Kolumbia dhe Brazili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat