Futbollistët e kombëtares të gjithë në foto

Sporti

Futbollistët e kombëtares të gjithë në foto

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 08:34

Teksa tifozët kanë rrethuar hotelin e kombëtares shqiptare në pritje për të takuar idhujt e tyre, për të rrëmbyer një autograf apo realizuar një foto ishin vetë lojtarët e kombëtares që menduan të realizonin një foto, pas një tjetër dite të lodhshme stërvitore, gjatë së cilës dhe presidenti Duka kishte hequr kostumin e zyrtarit duke veshur atë sportiv. Lojtarët e përfaqësueses u mblodhën në ambjentet e hotelit “Poggio Resort” për të realizuar të gjithë një foto sëbashku duke kujtuar dhe këto ditë grumbullimi italiane.

Të gjithë u shfaqën të qeshur përpara kamerës pa harruar dhe flamurin kombëtar, për të realizuar një kujtim përpara ndeshjes më të rëndësishme ndoshta në historinë e përfaqësueses.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat