Dy miqesore në fundjave për Tiranën

Sporti

Dy miqesore në fundjave për Tiranën

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 23:34

Ndërprerja e kampionatit do ti japë mundësi bardhebluve të përgatisin akoma më mirë ndeshjen e tretë në kampionat si dhe takimet në vazhdim. Në fundjavë bardheblutë kanë programuar dy ndeshje miqësore për ti dhënë mundesi të gjithë lojtarëve që janë në dispozicion të kenë hapësirë për tu aktivizuar. Ditën e Premte Tirana do të përballet me skuadren e Dinamos në “Skender Halili” në orën 17:30.

Ditën e Shtunë është programuar të luhet një tjetër miqësore përballë skuadrës së Kamzës në Kamëz. Edhe ky takim do të luhet në orën 17:30. Trajneri Shkelqim Muca do të ketë mundësi të testojë të gjithë kontigjentin e lojtarëve që ka në dispozicion dhe të bej gati skuadrën për javën e tretë të kampionatit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat