Nuredini, një karateist që premton shumë

Sporti

Nuredini, një karateist që premton shumë

Nga: Tefik Selimi Më: 2 shtator 2015 Në ora: 19:30

Në sportet luftarake si gjithmonë janë shënuar rezultate kulminante në rrafshin ndërkombëtar. Një karateist me perspektiv dhe që po del në sipërfaqe pa dyshim është edhe Adrian Nuredini. Djaloshi me prejardhje nga Gjilani por që jeton e vepron në Basel, arriti rezultat të mirë në turneun në Tokio në stilin shotokan, ku zuri vendin e tretë. Ai është 17-vjeçar, i zhvilluar dhe i “pjekur” në çdo pikëpamje. Prindi i tij, Asllani, tha se Adriani qysh si fëmijë e ka dashur karatenë. Sipas tij, karateja i fle në zemër, por ka edhe shkathtësitë të jashtëzakonshme “Jetoj më këtë sport. Është sport që do punë e angazhim pa u nda. Por, ky sport do edhe pak ‘trimëri’. Këtu nuk ka ‘pardon’, sepse kërkohet forcë, vullnet, por edhe teknikë të punës. Si i vogël e kam adhuruar sportin në fjalë, i cili dalëngadalë më ka hyrë thellë në zemër.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat