Shkëndija kundër Metalurgut

Sporti

Shkëndija kundër Metalurgut

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 19:22

Do të jetë Metalurgu i Shkupit kundërshtari i Shkëndijës së Tetovës në 1/8-tën e finales së Kupës së Maqedonisë. Në shortin që u hodh në zyrat e federatës maqedonase të futbollit kuqezinjtë tetovarë peshkuan Metalurgun si rivalin e ardhshëm. Sfida e parë e këtij raundi mes formacionit të drejtuar nga Shpëtim Duro dhe ekipit nga kryeqyteti do të zhvillohet në datën 30 shtator, me Shkëndijën që do të jetë skuadra pritëse, ndërsa sfida e kthimit do të luhet në Shkup. Objektivi i skuadrës tetovare në këtë sezon është të triumfojë minimalisht në një prej dy kompeticioneve ku merr pjesë, kampionat ose kupë. Për shortin foli edhe trajneri i Shkëndijës, Shpëtim Duro.

Numri 1 i bankës të skuadrës tetovare u shpreh se Metalurgu është një ekip i cili duhet vlerësuar maksimalisht.” Shkëndija ka si synim ta fitojë Kupën e Maqedonisë dhe prandaj duhet të marrë seriozisht çdo rival”, theksoi Duro. Në rundin e parë të kupës, kuqezinjtë eliminuan modestët e Zajazit të cilët i mundën me rezultatin 4:0. Ndërkohë ndaj Metalurgut, Shkëndija është përballur në kampionat këtë sezon duke fituar me rezultatin 3:0 në udhëtim. Dy skuadrat e tjera shqiptare që bëjnë pjesë në kampionatin maqedonas, Renova dhe Shkupi në këtë raund do të ndeshen respektivisht me Sileksin dhe Bregallnicën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat