Kadriu ka zbuluar ku janë më të mira izraelitet!

Sporti

Kadriu ka zbuluar ku janë më të mira izraelitet!

Nga: Kemajl Goca Më: 2 shtator 2015 Në ora: 19:12

Skenderaj është në bisedime edhe me një volejbolliste, ndërsa me një tjetër është përforcuar ditë më parë me qëllim që të janë sa më të përforcuar për edicionin e ri posaçërisht për kupat evropiane në konkurrencën e femrave në volejboll. “Është më rëndësi që ne kemi mbajt të gjitha lojtaret cilësore vendore, deri me tani kemi bërë një përforcim nga Shqipëria. Ajo është Ornela Gashi nga Durrësi, e cila luan në rolin e organizatores (pasuese), ku mendojmë që kemi bërë marrëveshje shumë cilësore dhe të rëndësishme. Ne jemi në bisedime edhe me një lojtare tjetër në rolin e pranueses kryesore, mirëpo deri me tani nuk ka asgjë konkrete”, tha për gazetën kombëtare “Bota sot” Ylli Kadriu, kryetrajner i Skenderajt. Kampionet kanë filluar përgatitjet tash e disa ditë. “Ekipi ynë ka filluar përgatitjet që 14 ditë, saktësisht me datën 19 gusht.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat