Ibra: Në Milan ishin disi të dëshpëruar

Sporti

Ibra: Në Milan ishin disi të dëshpëruar

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 18:39

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimoviç, u shpreh se është i lumtur te kampioni francez, PSG dhe se kishte parë të arsyeshme të lëviz në ndonjë ekip tjetër me gjithë ofertat e shumta. Emri i Ibrës u lakua nga Galatasaray, Fenerbahce, po ashtu edhe nga Real Madridi e Manchester Utd, por ishte Milan klubi i interesuar më shumë për futbollistin. “Patjetër që është një kënaqësi që disa ekipe evropiane janë të interesuara për ty, por nëse me të vërtetë duan të më marrin, atëherë duhet të flasin me menaxherin tim Mino Raiola”, ka thënë Ibrahimoviç.” Jam i lumtur te Parisi dhe vendosa të qëndrojë në Francë. Biseda mbyllet me kaq, por e di që në Milan ishin disi të dëshpëruar”, thotë Ibra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat