Pereira: Shqipëria, një kundërshtar i fortë

Sporti

Pereira: Shqipëria, një kundërshtar i fortë

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 18:34

Portugalia sado kudo i trembet Shqipërisë, ngase e ka ende të freskët humbjen në Aveiro me rezultat 1:0 në vitin e kaluar pikërisht me 7 shtator, kur Bekim Balaj pati realizuar gol të bukur në minutën e 52-të. Portugezët të vetmen humbje e kanë nga kuqezinjtë, megjithatë, kryesojnë renditjen me 12 pikë në grupin I eliminatorë dhe kanë dy më shumë se Danimarka dhe Shqipëria. Danilo Pereira po jeton ëndrrën në këtë fillim sezoni. Mesfushori u transferua nga Maritimo te Porto, ndërsa tani ai pritet të luajë titullar me Portugalinë në miqësoren ndaj Francës dhe sfidën kualifikuese me Shqipërinë më 7 shtator në “Elbasan Arena’.

“Shqipëria është një kundërshtar i fort, e cili ka gjasa të kualifikohet në finalet e Euro 2016. Presim një ndeshje të vështirë në Shqipëri. Dëshiroj të luaj në Kampionatin Evropian dhe do të punoj shumë për ta realizuar këtë objektiv, por më parë duhet të kalojmë me sukses sfidat që kemi”, tha Pereira. Futbollisti pritet të luajë standard, pasi që do të mungojnë të lënduarit Joao Moutinho e William Carvalho dhe i pezulluari Tiago Mendes. “Do ta shfrytëzoj këtë moment, pasi është mënyra e vetme që të rritem si futbollist”, tha Pereira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat