Prishtina e nderuar nga Sivaspor

Sporti

Prishtina e nderuar nga Sivaspor

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 15:32

Skuadra e Prishtinës ka udhëtuar drejtë Turqisë, ku të premten do të jetë pjesë e turneun prestigjioz “Kupa e Republikës” në Turqi.
FC Prishtina ndihet shumë e nderuar dhe e respektuar nga Sivasspori, i cili e ftoi në turneun këtë turne.
Klubi më i madh kosovar bëhet i pari i huaj që merr pjesë në këtë turne tradicional. Njëherësh bardhekaltrit ndihet krenarë që do ta shkruajnë emrin e tyre në historinë e klubit turk, pasi do ta zhvillojnë ndeshjen e hapjes solemne të stadiumit të ri me Sivassporin.
“Është një nder i veçantë, i jashtëzakonshëm që i bëhet FC Prishtinës dhe futbollit të Kosovës. Ndihemi të respektuar që klubi ynë bëhet i pari i huaj që merr pjesë në këtë turne, e sidomos për faktin që ne do ta bëjmë hapjen e stadiumit të ri modern”, tha Remzi Ejupi, president i klubit
“Për këtë respekt që na bëhet, ne e falënderojmë përzemërsisht Sivassporin”, theksoi presidenti i FC Prishtinës në një konferencë për media të mbajtur në stadiumin e kryeqytetit, pak para nisjes së skuadrës bardh e kaltër drejt Turqisë.
Kurse, trajneri Ramiz Krasniqi, zhvillimin e kësaj ndeshjeje ndërkombëtare e konsideron si një përvojë të hatashme për klubin më të madh kosovar. Sipas tij, nga kjo ndeshje do të përfitojnë prishtinasit, në shumë aspekte.
“Nga aspekti profesional, është mjaft pozitive ta zhvillojmë një ndeshje ndërkombëtare. Është një përvojë e hatashme. Do ta kem mundësinë t’i provoj koreanët dhe malazezin, por do t’ua japim rastin të gjithë lojtarëve, për atë 90 minutësh që do ta kemi në dispozicion”, deklaroi Krasniqi.
“Do të mundohemi të bëjmë lojë të mirë, e kemi një grup të jashtëzakonshëm të lojtarëve të rinj. Janë 4-5 prej tyre që pas një viti mund të bëjnë gjëra të mëdha, pasi të bëjnë përvojë dhe pasi të fitojnë vetëbesim. Për ta, është një mundësi e mirë të tregohen dhe ndoshta, të kenë të ardhme në Evropë, pasi ka mundësi t’i shohë ndonjë skaut”, vazhdoi trajneri prishtinas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat