Rubin Hebaj, talenti i ri shqiptar i Rijekës

Sporti

Rubin Hebaj, talenti i ri shqiptar i Rijekës

Nga: Driton Latifi Më: 2 shtator 2015 Në ora: 15:00

Futbollisti shqiptar i kombëtares U-17 ka arritur marrëveshje me skuadrën e njohur ku luajnë edhe Bekim Balaj e Odise Roshi.

Pas Ardit Deliut që u largua nga Besa e Kavajës drejt kampionatit kroat dhe ekipit RNK Split, edhe një talent tjetër shqiptar ka firmosur për një skuadër të njohur në këtë kampionat.

Rubin Hebaj ka firmosur për skuadrën e Rijekës, ku luajnë edhe futbolistët e kombëtares, Bekim Balaj e Odise Roshi.

Sikur në rastin e parë edhe në këtë transferimi është realizuar nga menaxher, Elver Raça.

"Drejtuesit e Rijekës janë ndarë të kënaqur me atë që kanë parë tek Hebaj dhe besojnë se ai do të zhvillohet në një lojtar të kalibrit botëror. Marrëveshja është nënshkruar tani dhe hyn në fuqi në janar të vitit 2016, ndërsa këta muaj futbollisti do të jetë në shërbim të ekipit të Vllaznisë", tha Raça.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat