I kërkon falje De Biasit

Sporti

I kërkon falje De Biasit

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 12:52

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo rrëfehet në një intervistë për të përditshmen Tuttosport, ku analizon ecurinë e tij në krye të presidencës gjatë 10 viteve në krye të këtij klubi. Mes të tjerave, Cairo ndalet gjatë edhe në kohën kur Gianni De Biasi ishte trajner i skuadrës.

Pa lojëra fjalësh, Cairo e pranon se gaboi rëndë me largimin e trajnerit që aktualisht drejton Kombëtaren Shqiptare, madje ai shkon edhe më tej duke i kërkuar falje për veprimin e tij.

“Unë jam një njeri i ndershëm. Si botues kam hedhur në treg tre revista të cilat janë ndër më të shiturat në treg. Si president i Torinos kur sapo kisha mbushur 9 muaj e 9 ditë arrita ta ngjisja skuadrën në Serie A. Në atë kohë mendoja se kisha aftësi të jashtëzakonshme që nuk me lejonin të falimentoja në vendimet e mija. Mendoja se isha mbreti Mida dhe nisa të bëja gjëra të pamenduara si psh. shkarkimin e trajnerit De Biasi përpara se kampionati të fillonte. De Biasin e riktheva, e largova dhe e rimora sërish prandaj përfitoj nga kjo intervistë për t’i kërkuar falje. Mendoja se kuptoja gjithçka nga futbolli por kisha dalë nga kontrolli sepse futbolli është një fushë shumë e vështirë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat