Ekipi i Xhakës rekord historik të humbjeve

Sporti

Ekipi i Xhakës rekord historik të humbjeve

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 12:38

Granit Xhaka dhe ekipi i tij gjerman, Borusia Monchengladbach, kanë arritur rekord negativ të tre humbjeve radhazi në fillim të sezonit. Por lojtari zviceran me prejardhje shqiptare , nuk dëshiron të pranojë krizën në ekipin e tij.

“Është e kotë të flitet për krizë tani. Janë luajtur vetëm tre lojë, ndërsa kemi edhe 36 tjera,” thotë Xhaka për portalin zviceran, 20min.

Duhet të luftojmë deri në fund me Sloveninë

Më pas, 22 vjeçari profesionist, flet për ekipin e kombëtares zvicerane, që duhet jo vetëm të fitojë kundrejt Slovenisë, por edhe me një diferencë prej 2-golash.

“Kemi luajtur katër herë kundër Sllovenisë dhe përkundër humbjes në ndeshjen e fundit, ne kemi luajtur më mirë se ata. Një fitore me dy gola epërsi, do na çonte automatikisht në Kupën e Evropës, andaj duhet që të dielën të japim maksimumin dhe të luftojmë deri në fund.” – Shprehet Xhaka.

Pas ndeshjes me Slloveninë, Zvicrës i duhet të ndeshet me Anglinë, që ka kalibër tjetër.

“Anglia ka një kalibër tjetër, dhe do ishte e gabuar, nëse do e neglizhonim si kombëtare. Por ne duhet të jemi të motivuar kundrejt tyre,” e përfundoi intervistën Granit Xhaka./ Bota Sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat