Shqipëria pritet të startojë me këtë përbërje kundër Danimarkës

Sporti

Shqipëria pritet të startojë me këtë përbërje kundër Danimarkës

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 11:13

Gjithnjë e më afër super sfidës së madhe: Danimarkë-Shqipëri, e cila do të zhvillohet të premten në orën 20.45 në Kopenhagë. Të gjithë me padurim e presin këtë sfidë sidomos shqiptarët kudo që janë e veprojnë sepse çdo pikë e fituar për kuqezinjtë nuk ka të paguar dhe i shton gjasat për kualifikim në Euro 2016.

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni de Biasi, përgatit ekipin por edhe skemën se si të startojë kundër Danimarkës. Dy kombëtare që ndajnë vendin e dytë dhe të tretë me nga 10 pikë në grupin I të eliminatorëve për Euro 2016. De Biasi është në përpunim e sipër të indikacioneve që ka marrë nga lojtarët e grumbulluar dhe në bazë të qasjes taktike që do të ketë ndaj Danimarkës, po përvijon edhe formacionin titullar. Megjithëse mund të bëjë ndonjë ndryshim në momentin e fundit dhe sipas telesport, De Biasi pritet ta nisë sfidën e 4 shtatorit në Kopenhagë me këtë formacion: Berisha -Xhimshiti, Cana, Ajeti, Agolli – Kukeli, Abrashi, Xhaka, Lenjani, Gashi – Cikalleshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat