Milani kthehet për Witselin në janar

Sporti

Milani kthehet për Witselin në janar

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 09:43

Kuqezinjtë dështuan të nënshkruanin në ditën e fundit të afatit kalimtar me Axel Witsel.
Por Milani nuk është dorëzuar plotësisht për kaçurrelin e Zenitit.

Adriano Galliani do të provojë sërish që të marrë lojtarin me formulën e njëjtë siç tentoi në verë, huazim me të drejtë blerje.

Vetë lojtari e ka lajmëruar largimin që në janar. Nuk është vetëm Witsel që pëlqehet nga Milani, pasi në listën e Gallianit është edhe mesfushori i Lazios, Lucas Biglia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat