Protesta në Arsenal, ua "nguli" Wengeri edhe një herë me transfere

Sporti

Protesta në Arsenal, ua "nguli" Wengeri edhe një herë me transfere

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 09:26

Mjerë tifozët e Arsenalit për trajnerin dhe skuadrën e tyre. Arsene Wenger edhe një herë ua "nguli" me premtime, gënjeshtra, duke premtuar shumë dhe duke mos marrë asgjë.

Ku është Cavani, Benzema, Benderi, Sterlingu, Laccazete, Smalling, Ibrahimovic, Reus, Isco, Rabiot e Gotze, ku janë premtimet për shumë blerje, ku është buxheti 100 milionësh për transfere.

Kjo nuk është hera e parë që Wengeri ua bën një gjë të tillë tifozëve të Arsenalit. Vazhdimisht në vitet e fundit ka premtime të kota, pak blerje dhe shumë largime, shumica nga ta kapitenë dhe lojtarë të rëndësishëm të skuadrës.

Për më keq, që shumë vite ka premtime për trofe, por mungojnë, aty këtu ndonjë kupë jo e rëndësishme.

Arsene Wenger po del të jetë mashtruesi më i madh në treg dhe më nuk është idoli i tifozerisë të Arsenalit, por i urryeri i skuadrës pasi që duket si një agjent i pronarëve të skuadrës që di të iu sjellë miliona përfitime, por jo kënaqësi dhe kupa për tifozët e skuadrës që janë të shumtë në botë.

Duke e parë këtë situatë, sot në orën 19:00 të pasdites grupe tifozësh të Arsenalit do të fillojnë protesta për shkarkimin e "mashtruesit" francez. Me thirrjet "Wenger Out", qindra tifozë të Arsenalit pritet të nisin këtë kampanjë të qëlluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat