"Mjerë" De Gea, e humbi Realin, tash edhe Spanjën!

Sporti

"Mjerë" De Gea, e humbi Realin, tash edhe Spanjën!

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 08:56

Vicente Del Bosque e ka paralajmëruar David De Gean se nuk ka vend te Spanja nëse nuk vazhdon të jetë titullar te skuadra e tij. Selektori i Spanjës ka thënë se në skuadrën e tij do të kenë vend të gjithë futbollistët që janë titullarë edhe te skuadrat e tyre.

"E kam ftuar De Gean, por nuk garantoj vend në formacion për të. Nëse nuk luani në skuadrat e juaja, futbollistët e kanë të vështirë të luajnë edhe në kombëtaren që e drejtoj unë. Shpresoj që De Gea të gjejë vend në skuadrën e tij" ka thënë Del Bosque.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat