Canës i ulet rroga për 500 mijë euro

Sporti

Canës i ulet rroga për 500 mijë euro

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 08:42

Pasi kaloi me sukses testet mjekësore, Lorik Cana nënshkroi në drekën e djeshme një kontratë dyvjeçare, nga e cila pritet të përfitojë 1 milion euro në sezon, pa përfshirë këtu bonuset që mund të ketë në rast arritjesh të objektivave të vendosura nga klubi.

Cana do të marrë në muaj 100 mijë euro neto, ndërsa në krahasim me kontratën që kishte te Lazio, kapiteni kuqezi humbet afërsisht 500 mijë euro në sezon.

Mediat franceze raportuan dje se klubi i Nantes nuk ishte në gjendje të përballonte pagën që Cana merrte tek italianët, prandaj dhe i kërkoi që të ulte kërkesat. Loriku vlerësohet si një goditje mjaft e rëndësishme në transferimet e Nantes, teksa do të zëvendësojë mbrojtësin Papi Djilobodji, i cili është transferuar te Chelsea në Angli.

Pas angazhimit me Kombëtaren në dy ndeshjet e shtatorit kundër Danimarkës dhe Portugalisë, Cana më pas do të bëjë prezantimin te skuadra e re. Më 9 shtator, ai pritet të zhvillojë stërvitjen e parë, ndërsa gjasat janë që të debutojë me Nanten në takimin ndaj Rennes më 13 shtator.

Nantes pozicionohet aktualisht në vendin e tetë të Ligës I, ndërsa sezonin e kaluar e mbylli kampionatin e 14-ta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat