De Biasi ka dilema për sulmin

Sporti

De Biasi ka dilema për sulmin

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 08:28

Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi është i paqartë për formacionin dhe nuk është fjala vetëm për mbrojtjen.

Deri tani janë të sigurt vetëm tre lojtarë Ansi Agolli, Lorik Cana dhe Elseid Hysaj. Mungon një tjetër në qendër të repartit mbrojtës dhe mbetet për t’u parë se cili mes Arlind Ajetit dhe Berat Xhimshitit do të luajë përkrah kapitenit.

Mundësitë më të mëdha janë që të luajë Ajeti, por Xhimshiti ka më tepër minuta në këmbë, pasi ka luajtur disa ndeshje dhe kjo mund ta ndihmojë që të sigurojë një vend si titullar në Kopenhagen kundër Danimarkës.

Nëse ndodh kështu, atëherë do të debutojë pikërisht ndaj danezëve. Në mesfushë priten Lenjani, Xhaka, Kukeli, Kaçe dhe Roshi, ndërsa në sulm ka balotazh total mes treshes: Gashi-Balaj-Cikalleshi. I fundit mbetet paksa më i favorizuar, për momentin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat