“Jeta vazhdon edhe pa De Gean”

Sporti

“Jeta vazhdon edhe pa De Gean”

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 07:36

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, ka folur për dështimin e transferimit të David De Geas duke thënë se jeta vazhdon edhe pa të.

Los Blancos ishin shumë afër transferimit të futbollistit nga Manchester Unitedi, por gjithçka dështoi në momentet e fundit.

“Nuk kam biseduar me Davidin dhe nuk e di qëndrimin e tij, por jeta vazhdon”.

“Askush s’ka vdekur për këtë. Ai duhet të qëndrojë në nivelin e tij, është një prej portierëve më të mirë”, citon Marca fjalët e Ramos, transmeton koha.net.

“Bota e futbollit dhe transferimet janë të tilla. Gjithkush provon të marrë më të mirën dhe nuk është e lehtë për asnjë lojtar”, ka shtuar spanjolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat