Edhe Juve e refuzoi Arsenalin

Sporti

Edhe Juve e refuzoi Arsenalin

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 07:00

Alternativa e fundit për pozitën e sulmuesit te Arsenali ishte Simone Zaza, por edhe ky mbeti vetëm një dëshirë.

Tregu i transferimeve është mbyllur dje(e martë) në ora 19:00 dhe Topçinjtë në çdo minutë ishin në kërkim të një sulmuesi qendror.

Sipas Sky, londinezët në orët e fundit kanë kontaktuar me agjentin e italianit dhe pastaj edhe me klubin bardhezi.

Por, ekipi i Massimiliano Allegrit e kishte refuzuar ofertën, pasi nuk kishte mundësi për ta zëvendësuar lojtarin.

Besohet se Arsenali ka ofruar rreth 30 milionë euro për sulmuesin 24-vjeçar.

Zaza ende nuk ka bërë asnjë paraqitje zyrtare për kampionin italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat