Redi Jupi: Izraeli dhe Portugalia, sfida të vështira

Sporti

Redi Jupi: Izraeli dhe Portugalia, sfida të vështira

Më: 2 shtator 2015 Në ora: 00:08

Aventura e Redi Jupit në stolin e Kombëtares Shpresa nis me dy ndeshjet më të vështira në Grupin 4. Pas fitores me Lihtenshtejnin në muajin Mars, kualifikueset e 21-vjeçarëve drejt Europianit 2017 vazhdojnë me përballjet ndaj Izraelit dhe Portugalisë.

“Janë kundërshtarët kryesorë për ta fitar grupin. Për këto dy ndeshje të para nuk kemi vendosur objektiva, por besoj që ky është një brez që mund të bëjë më mirë nga çfarë kanë bërë skuadrat në të kaluarën”.

Edhe pse u emërua vetëm tre javë më parë në krye të ekipit, Jupi i njeh mjaft mirë lojtarët prej postit si Drejtor i Ekipeve Kombëtare në Federatën e Futbollit.

“Ekipi ka vetëm katër ndryshime në krahasim me të kaluarën, por për mua është ndeshja e parë. Nuk kam objektiva me pikë, por duhet ta njoh grupin, pasi është ndryshe të bësh trajnerin dhe ndryshe drejtorin e ekipeve kombëtare”.

Trajneri vlerëson kontingjentin, me lojtarë si Rey Manaj i Inerit, Milot Rashica i Vitesse-s, Enis Gavazaj apo Endri Çekiçi e Tomas Strakosha. Objekti i Kombëtares U-21 mbetet ai i formimit të elementëve që në të ardhmen do ti shërbejnë përfaqësueses A.

“Gjërat merren me radhë dhe më shkallë. Rey Manaj premton si të gjithë të tjerët, por atyre u duhet shumë kohë që të tregojnë veten. Pastaj nuk ka ndonjë ndarje shumë të madhe më përfaqësuesen A, pasi neve jemi në funksion të atij ekipi”.

Shpresat e Shqipërisë i luajnë dy ndeshjet në shtëpi, më 3 Shtator përballë Izraelit dhe në datën 7 ndaj Portugalisë, në stadiumin “Qemal Stafa”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat