Mustafa: Jemi të lumtur që do të jemi mbështetës të ekipit përfaqësues

Sporti

Mustafa: Jemi të lumtur që do të jemi mbështetës të ekipit përfaqësues

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 19:33

Në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot Përfaqësuesja “A” e Kosovës mbajti senacën stërvitore të pas ditës, ndësra për t’i vizituar erdhi kryetari i FFK-së Fadil Vokrri bashkë drejtorin gjeneral të “Vala” z. Agron Mustafa. Kryetari i Vokrri duke i përshëndetur edhe një herë futbollistët e Përfaqësueses theksoi rëndësinë e këtij grumbullimi duke thënë se beson se në terminin e tetorit do të kenë një rival për një ndeshje miqësore.

Ndërkaq, duke falënderuar drejtorin gjeneral z. Mustafa, ka thënë se ka nderin që para jush të paraqesë njeriun i cili i ka dhënë mbështetje ekipit përfaqësues. E në anën tjetër drejtori Mustafa, duke falënderuar kryetarin Vokrri, ka thënë se ndjehet i privilegjuar përballë këtyre futbollistëve përfaqësues, duke theksuar se të mëdhënjt janë me të mëdhënjt, vala dhe ekipi përfaqësues, sepse ky është ekipi që i vë kapak futbollit të Kosovës dhe kjo është lartësia më e madhe.

Ne kemi nderin dhe jemi të lumtur që do të jemi mbështetës të ekipit përfaqësues në një kohë kur ka më së shumti nevojë për përkrahje sepse do të vijë një moment që ju nuk do të keni edhe për shumë mbështetje por mendoj se edhe atëherë ne do të jemi partner me Përfaqësuesen e Kosovës. Në fund drejtori gjeneral i “Vala” z. Mustafa shpërndau sim-kartale me numra të Vala pë;r të gjithë anëtarët e Përfaqësueses dhe për stafin e FFK-së.
Ju bëjmë me dije se Përfaqësuesja nesër para dite prej orës 10.00 do të ketë sërish seancë stërvitore, në Kastriot. Ndërkaq, me gjithë dëshirën dhe planifikimin e paraparë që të zhvillohet një ndeshje mes ekipit, kjo është bërë e pamundur për shkak të lëndimeve që kanë pësuar disa nga futbollistët, ndaj në ruajtje të shëndetit të tyre kjo ndeshje nuk do të zhvillohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat