Sylejmanin e brengos infrastruktura

Sporti

Sylejmanin e brengos infrastruktura

Nga: Kemajl Goca Më: 1 shtator 2015 Në ora: 19:11

Federata Atletike e Kosovës para disa ditëve është anëtarësuar me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Atletikës (IAAF) dhe iu hapën të gjitha rrugët atletëve tanë që të marrin pjesë në të gjitha garat e nivelit më të lartë ndërkombëtar. Halil Sylejmani, kryetar i Federatës Atletike të Kosovës, për gazetën kombëtare “Bota sot” tha se anëtarësimi me të drejta të plota në IAAF, hoqi të gjitha pengesat që u ballafaquan në të kaluarën.


“Bota sot”: Federata Atletike e Kosovës u pranua me të drejta të plota në IAAF, çfarë do të përfitoi dhe cilat janë lehtësimet e saja?

Halil Sylejmani: Që në fillim falënderoj të gjithë atletët, udhëheqësit e klubeve, trajnerët, drejtoratet në komuna, MKRS-në, Qeverinë e Kosovës, si dhe mjetet e informimit, të cilat vërtetë e mbajtën gjallë më së së 25 vite më radhë këtë sport, ku u vulos fati i atletikës në Pekin të Kinës. Pranimi si federatë e barabartë me simotrat në botë jo vetëm që është nder i madh për atletikën e Kosovës por edhe obligim në të ardhmen që të përfaqësohet nga atletët e saj.

Përfitimi më i madh është që më nuk do të ketë pengesa për pjesëmarrje në çfarëdo lloji gare me karakter botëror. Vite të tëra Federata Atletike e Kosovës si ka ditur dhe ka mundur ka bërë gara dhe marr pjesë jashtë Kosovës, por gjithherë si të tjerët. Andaj, tutje është obligim i të gjithë atletëve, klubeve, federatës, Ministrisë së Sportit të Kosovës...
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe në diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat