Të kthehem të pamposhtur nga Bullgaria

Sporti

Të kthehem të pamposhtur nga Bullgaria

Nga: Kemajl Goca Më: 1 shtator 2015 Në ora: 19:09

Kampioni dhe fituesi i Kupës së Kosovës, Besa Famiglia nga Peja, është gati për ndeshjen e Kupës Evropiane (EHF Cup) në hendboll, kundër ekipit nga Bullgaria, Fregata-Burgas. Kryetrajneri i Besës, Arben Muçolli, tha se kanë pak njohuri për kundërshtarin. Pejanët të premten do të udhëtojnë për në Burgas, ku të dielën (në orën 17.00 sipas kohës tonë) do të ndeshen me Fregata-Burgas, në ndeshjen e parë të rrethit të parë. “Jemi përgatitur për këtë ndeshje. Për ekipin bullgar kemi shumë pak të dhëna dhe kemi parë disa video më të vjetra të ndeshjeve të tyre. Siç kemi dëgjuar ata janë përforcuar, por nuk jam në dijeni më shumë”, tha Muqolli për gazetën kombëtare “Bota sot”.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat