Sfida të vështira për Shqipërinë

Sporti

Sfida të vështira për Shqipërinë

Nga: Shkruan: Valmir Bytyqi Më: 1 shtator 2015 Në ora: 19:08

Debate
Kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarët me vesh e me sy janë të orientuar nga kombëtarja e Shqipërisë, e cila ka dy super-përballje në eliminatorët për Euro 2016. I madh dhe i vogël jetojnë me ëndrrën se Shqipëria do të kualifikohet për herë të parë në evropian që zhvillohet në vitin e ardhshëm në Francë. Me 4 shtator ndeshen me Danimarkën në Kopenhagë dhe me 7 shtator Portugalia zbarkon në Elbasan. Dy sfida të mëdha, dy festa futbolli dhe çdo pikë e fituar pa dyshim se do të jetë sikur ari! Sa i përket Danimarkës, duhet të vazhdojnë të jenë të kujdesshme në defensivë që mos të pësojnë gol, sepse është shumë e rëndësishme Shqipëria të nxjerr të paktën një barazim në këtë sfidë të madhe. Do të jenë në presion nga e gjithë ekipi portugez, ngase ata e kërkojnë pikërisht kualifikimin në Shqipëri, por jam i bindur që tashmë e kemi pjekurin që edhe ndaj kundërshtarëve të mëdhenj të matemi burrërisht me ta, ashtu siç kemi bërë në Portugali.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat