Van Gaal: Martial, një sulmues natyral!

Sporti

Van Gaal: Martial, një sulmues natyral!

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 19:00

Skuadra e Manchester Utd ka objektiva të qarta në Premier League dhe në garat e Champions League! Drejtuesit e këtij klubit nuk qëndruan duarkryq gjatë afatit kalimtar të verës, por sollën një sulmues të shkathët sipas tyre. Sulmuesi i talentuar francez, Anthony Martial, iu bashkua ‘Djajve të Kuq’ dhe sipas medieve të huaja për një shifër rekorde, prej 50 milionë euro. 19-vjeçari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me ‘Djajtë e Kuq’, por me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Ai vlerësohet si një talent i madh dhe për të cilin ka fjalë të mëdha edhe trajneri Louis Van Gaal. Ai është zyrtarizuar te skuadra angleze, e cila është në vend të pestë me 7 pikë pas katër javëve dhe ka pesë më pak se i pari, Manchester City. “Anthony është një sulmues natyral, i ri, shumë funksional, me potencial të madh”, tha Van Gaal. Ai thotë se e kanë përcjellë prej kohësh futbollistin. “E kemi ndjekur qe një kohë dhe ai është zhvilluar shumë gjatë kohës te Monaco. Jam i ngazëllyer që i është bashkuar Manchester Unitedit, sepse besoj që ky është klubi i duhur për të që ta vazhdojë zhvillimin si lojtar i ri.

Ai i ka të gjitha cilësitë për t’u bërë një top-lojtar, megjithatë ne duhet t’i japim kohë të përshtatet te ambienti i ri dhe me ritmin e Premier League”, ka thënë Van Gaal për futbollistin që llogaritet më i shtrenjtë në histori të futbollit. Ndërkaq, të hënën që e lamë pas nga Manchester Utd u largua futbollisti i talentuar shqiptar, ku firmosi për ekipin e Dortmundit, lider në Bundesliga I.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat